Lajmet e fundit

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj ka rikujtuar protestën e 1 tetorit 1997.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se ajo ditë shënoi një moment historik në të cilin rinia studentore dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës, sipas tij, u bënë simbol i rezistencës ndaj padrejtësive dhe shtypjes ndaj shqiptarëve, transmeton Klankosova.tv.
“Atë ditë, ata sfiduan regjimin shtypës dhe kërkuan të drejtat themelore, duke ndezur kështu flakën e një lëvizjeje që do të çonte drejt ndryshimeve të mëdha, duke nxitur vendosmërinë e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Haradinaj.