11:50, 14 Shkurt 2020

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore dhe autostradat.

Ai ka thënë se e vlerëson vizionin dhe lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump dhe të dërguarit të tij për dialogun, derisa ka kërkuar Finalen e Madhe mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë duartrokas vizionin dhe lidershipin e Richard Grenell dhe presidentit amerikan Donald Trump në ndërmjetësimin efektiv dhe normalizimin funksional të hekurudhave dhe autostradave që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Tani është e nevojshme Finalja e Madhe: njohja reciproke, ashtu si presidenti Donald Trump e ka theksuar me të drejtë në dy letrat e vitit të kaluar”, ka shkruar ai në Twitter.

Konkurs Pune

Lexo më shumë