12:01, 23 Korrik 2019

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë rrugën për në Hagë.

Nëpërmjet një status në Facebook, Haradinaj e ka lënë mesazhin e fundit duke thënë se gjithmonë do ta mbrojë të drejtën tonë, njofton Klan Kosova.

Ky është statusi i plotë i tij:

Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!

Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.

Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!

Konkurs Pune

Lexo më shumë