19:36, 11 Shtator 2019

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka prezantuar disa pika të programit për qeverisje në një tubim të mbajtur në Biblotekën Kombëtare para kandidatëve për deputetë, si dhe nga disa qytetarë.

Ai tha se ishte e mirë edhe të dëgjohej ky program për Kosovën 100 për qind 2019-2023 edhe nga parafolësit e tij, njofton Klan Kosova.

“Programi jonë 100 për qind shtet është te fokusimi i vlerës sonë në ekonomi dhe në të gjitha drejtimet. Ai është lehtë i lexueshëm dhe është një pasaportë e programit, është i absorbueshëm nga të gjithë qytetarët, si me arsim të lartë si edhe të mesëm”.

“Është me rëndësi t’ia them Kosovës që në kohën e dëshirës së madhe të tjerëve me i dhënë vetes edhe kauzë. Ky koalicion ka emër dhe kauzë. 100 qind për qind është i vërtetë, vijmë me dije përkushtim dhe guxim. Ne vijmë në momentumin e duhur me pri me Kosovën dhe ta zhvillojmë atë”.

“Shpikja e kauzave që i kemi dëgjuar si lufta kundër korrupsionit e atyre që e kanë krijuar korrupsioni, kjo është e ditur se është luftim i asaj lufte. Ardhja e të tjerëve si shpëtimtarë me ç’kap shtetin që kanë ndihmuar të kapin shtetin, po ashtu është e paqëndrueshme. Mashtrimi që i bëhet shtetit nga një subjekt tjetër politik, gjoja pastërtinë në ideale është ërtetuar se më shumë është agjendë personale”.

“Duke qenë kështu për fat të mirë jemi komod, kemi kauzë, jemi 100 Kosova dhe po e dijmë pragun e shtëpisë, kufirin mes të mirë dhe të keqes, marrëdhëniet me aleatët dhe deri te rreziqet e shtetit së si me iu bë ballë”.

“Ne nuk i humbim kohë Kosovës sepse kemi pasë fatin me qenë në vendimmarrje dhe në zbatim e dimë se cila është mënyra më e saktë për të ecur ekonominë përpara”.

“Unë shquhem për zbatim, nuk marr merita për mendimtar apo se jam ndonjë ideolog. Për këshilla apo vendimeve. Unë marr vendime, por merita ime është zbatueshmëria, impelemntimi. Nësë ka njerëz që nuk priton ta bëjë një punë, unë i takoj atyre. Zbatueshmëria është veprim konkret, dikush që ka përgjegjësi dhe e bën dallimin”.

Ai tha se në këtë aspekt LDK-ja ka një pamundësi në zbatim, ndërsa PDK-ja ka një drejtim të gabuar në zbatim.

Hardinaj gjithashtu foli edhe për programin, të cilin e konsideroj real dhe të arritshëm.

“Ne zotohemi për rritje ekonomike mbi 6 për qind. Par këtë s’jam ekspert, por duke absorbuar dije të gjetura, kalkulime dhe mendimet e ekpsertëve, kjo shifër është reale”.

“Do të rrisim buxhetin në 3 miliard euro në vitin 2021. Në Kosovë është e mundshme të krijojmë 25 mijë deri në 30 mijë vende të reja të punës duke mos u frikësuar ta themi”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë