Haradinaj: Nuk dua t'i hy në hak Astrit Deharit dhe familjes së tij - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Nuk dua t’i hy në hak Astrit Deharit dhe familjes së tij

NULL NULL
16/03/2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është thirrur sot në interpelancë për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016.

Ai ka thënë se e kupton dyshimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe kolegëve të të ndjerit Astrit Dehari, njofton Klan Kosova.

“Është më se e kuptueshme dyshimi i familjarëve dhe kolegëve të Astritit dhe papajtueshmëria se e kemi humbur një koleg ose djalë tonin, dëshira disi mos me u pajtu që kjo ngjarje e këtillë është pa fajtorë”.

“Mendoj që është diçka e logjikshme dhe nuk duhet të preket askush. Familjet kurrë nuk duan ta pranojnë se ata nuk jetojnë më, kjo është një ndjenjë që meriton respekt në çdo parametër”.

“Kam qenë koleg me prindërit e Astritit, e kam ditë kush janë këto familje, kam njohur plot të tjerë si këta – njerëz që kanë dhënë gjithçka për lirinë dhe nuk kisha pasur dëshirë t’i hy në hak kësaj familje e as të ndjerit Astrit Dehari”.

Haradinaj në interpelancën e sotme ka treguar se çfarë ka bërë qeveria që ai drejton lidhur me këtë rast.

“Mund të them se kam pasur bisedë me kabinet qeveritar dhe partnerët qeveritar kanë qenë të hapur që të plotësojnë kërkesat e familjes, edhe kërkesen e familjes edhe për një hetim tjetër ndërkombëtar”.

“Kemi shkuar deri në atë shkallë sa që ta pranojmë Institutin e Forenzikës që ka zgjedhë familja. Kanë qenë disa pengesa ligjore që megjithatë janë ndërmarrë veprimet nga ministri i Drejtësisë që me u përmbush kjo kërkesë dhe nuk do ta ketë asnjë pengesë në këtë drejtim”.

“Shpenzimet e parapara për këtë hetim i mbulon Qeveria, është detyrë dhe obligim i yni”.