Lajmet e fundit
Daut Haradinaj nga Aleanca ka folur edhe për përkatësinë fetare të qytetarëve në Kosovë, duke thënë se askush nuk duhet të ndihet keq për besimin që ka.
Në emisionin “Jehona Politike” mbrëmë në Klan Kosova, ai tha se shoqëria kosovare ka një traditë të respektimit të bindjeve fetare, ndërsa paralajmëroi se përçarjet mbi baza fetare nuk i shërbejnë vendit.
“Njerëzit në Kosovë nuk duhet me u ndi keq për çfarë besimi kanë. Njerëzit në Kosovë duhet me u ndi keq në rast se nuk i shërbejnë vendit të vet”, tha Haradinaj në “Jehona Politike”.