Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Ngritja e cilësisë në arsim, rëndësi të veçantë për vendin

NULL NULL
10.09.2018 12:11

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim pune  Rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema dhe Kryesuesin e Konferencës së Rektorëve, Ramë Vataj, me të cilët ka biseduar rreth gjendjes në Universitetin e Prishtinës dhe arsimit të lartë në përgjithësi.

Haradinaj, tha se Qeveria është e përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme në arsim, duke vlerësuar se ngritja e cilësisë në arsim është e një rëndësisë të veçantë për vendin, marrë parasysh zhvillimet e hovshme globale.

“Po punojmë me përkushtim si Qeveri e Kosovës që t’i ofrojmë mbështetjen e duhur institucioneve arsimore në Kosovë, në të njëjtën kohë i gëzohemi ngritjes së cilësisë dhe sukseseve të studentëve tanë të cilët janë konkurrent në tregun evropian dhe botëror”, tha ai.

Ndërkaq, rektorët Dema dhe Vataj e njoftuan shefin e ekzekutivit me sfidat me të cilat përballet arsimi i lartë në vend, duke vlerësuar angazhimin e tij në ofrimin e mbështetjes për arsimin në përgjithësi dhe arsimin e lartë në veçanti, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.