Haradinaj nesër në Samitin digjital të Shkupit, takohet me Mogherinin dhe Hahn NULL NULL 17.04.2018 15:25 17.04.2018 15:25 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të udhëtojë për në Maqedoni, ku nesër pritet që të jetë pjesë e Samitit të parë digjital të Ballkanit Perëndimor. Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësja për media e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, e cila tha se në agjendën e nesërme të Kryeministrit Haradinaj është përfshirë dhe një takim i tij me Përfaqëuesen e lartë të Bashkimit Europian Federica Mogherini si dhe Komisionerin Europian Johannes Hahn. Ky samit do të bëjë bashkë kryeministrat dhe ministrat përgjegjës për agjendën digjitale nga Ballkani Perëndimor, pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit nga Bashkimi Europian, përfaqësuesit e Komisionit Europian, RCC, përfaqësuesit e Industrisë së Informacionit dhe të Teknologjisë së Informacionit, Komuniteti Akademik, të rinjtë e pjesëmarrës të tjerë, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 23 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë