Haradinaj në Lutjet e Mëngjesit: Historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia me Amerikën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj në Lutjet e Mëngjesit: Historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia me Amerikën

NULL NULL
02.02.2023 14:26

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj ka thënë se historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën.

“Në Lutjet e Mëngjesit, tash e shumë vite takoj miq amerikanë por edhe miq të tjerë ndërkombëtarë. U ndjeva mirë të filloj ditën në një ngjarje, ku marrin pjesë personalitete nga më shumë se 90 vende të botës”, ka shkruar Haradinaj.

“Tregimin për Kosovën duhet ta bëjmë ne, historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën”.