Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Në Llukë të Deçanit para 33 vjetësh u mbyll plaga e hasmërisë

NULL NULL
01.05.2023 10:47

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar pajtimin e gjaqeve në Llukë të Deçanit në 33-vjetorin e kësaj ngjarje historike.

Haradinaj ka thënë se prezenca e madhe e njerëzve mbetet e pashlyer në memorien e tij.

“Para 33 vjetësh, kombi shqiptar u bashkua në Llukë te Deçanit për ta mbyllur plagën e hasmërisë dhe për t’i hapur rrugë unifikimit mbarëkombëtar. Kam qenë fëmijë kur, bashkë me Shkëlzenin e shumë të tjerë, mora pjesë në këtë tubim. Edhe pse nuk kuptoja shumë se çfarë po ndodhte, ajo prezencë mbetet e pashlyer në memorien time, ashtu siç mbeti në memorien e historisë sonë”, ka shkruar Daut Haradinaj në Facebook.

“Nderime të përjetshme atyre që e organizuan dhe gjithë atyre që e shtrinë dorën e pajtimit”, ka përfunduar ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.