Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Jeni model zhvillimi dhe aleat strategjik në Evropë NULL NULL 03.10.2023 12:04 03.10.2023 12:04 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribuuar në paqe dhe stabilitet në botë. Ai, në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, ka uruar të gjithë shtetasit gjermanë. “Muri i Berlinit ndaloi lirinë e lëvizjes në Gjermani për gjysmë shekulli, por rënia e tij në 1989 dhe bashkimi zyrtar në 1990 shënoi një moment të rëndësishëm”. “Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribuuar në paqe dhe stabilitet në botë. Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Evropë. Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit gjerman, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën”, ka thënë Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 3 orë më parë