Haradinaj në 553 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut: Sot kujtojmë Kryeheroin që bashkoi shqiptarët

Haradinaj në 553 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut: Sot kujtojmë Kryeheroin që bashkoi shqiptarët

NULL NULL
1 month më parë

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në 553 vjetorin e vdekjes së tij.

“Në 553-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, kujtojmë Kryeheroin që bashkoi shqiptarët. Çdo përvjetor kujtimi për të, është një rast reflektimi rreth ndjenjave kombëtare. Skënderbeu dhe veprat e tij paraqesin përveç etjen për liri, edhe ndjenjën e bashkimit, shpërndarjen e meritave të asaj që arrihet”.

“Këtë e vërteton më së miri thënia lapidare kur kishte arritur në trojet arbërore: Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj!”, është shprehur Haradinaj, transmeton KlanKosova.tv.

“Sa herë kujtojmë Skënderbeun, e gjejmë shëmbëlltyrën e tij te secili martir, hero e dëshmor, në çdo etapë të historisë sonë të lavdishme. E gjejmë te secili luftëtar i lirisë, te zemra e çdo shqiptari”.