Haradinaj në 23-vjetorin e AAK-së në Pejë: Aleanca dhe Peja janë sinonim i njëra-tjetrës NULL NULL 27.05.2023 22:04 27.05.2023 22:04 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 23-vjetorin e degës së këtij subjekti politik në Pejë, ka thënë se AAK-ja dhe kjo komunë janë sinonim i njëra-tjetrës. Në profilin e tij zyrtar në Facebook Haradinaj falënderoi aktivistët si dhe ata që e udhëhoqën këtë degë që nga themelimi e deri më sot. “Peja dhe Aleanca janë sinonim i njëra-tjetrës! Rast i mirë që njëherësh të shpreh mirënjohjen time të thellë për secilin që ishte pjesë e rrugëtimin tonë politik përgjatë 23 viteve jo edhe të lehta as për ne e as për Kosovën! Ndaj udhëheqësve të degës nëpër kohë të ndryshme si dhe ndaj secilit aktivist për angazhimin e pashoq, të cilët nuk u dorëzuan së punuari për Aleancën dhe Pejën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Sipas tij, Aleanca në Pejë, në radhët e veta ka njerëz që gërshetojnë vlera të larta, të dëshmuara si në përpjekjet për liri ashtu edhe për ndërtimin e shtetit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023