Haradinaj: Në 22 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, kujtojmë familjen Deliu

Haradinaj: Në 22 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, kujtojmë familjen Deliu

NULL NULL
4 javë më parë

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në njëzetedy vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, ka përkujtuar martirizimin e familjes Deliu.

Sipas tij, familja Deliu nuk u kursye pa dallim moshe, që nga foshnjat e deri te pleqtë, njofton Klan Kosova.

“Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë familjeve që humbën të dashurit, e do kërkojmë drejtësi deri në njeriun e fundit”.

Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin, me spastrim etnik e shkatërrime, që nuk janë asgjë krahasuar me humbjet njerëzore….

Publiée par Ramush Haradinaj sur Samedi 26 septembre 2020

klankosova.tv