Haradinaj nderon të rënët e Ushtrisë Amerikane: Heronjtë tuaj, janë heronjtë tanë NULL NULL 25.05.2020 11:32 25.05.2020 11:32 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të gjithë ata që ranë në misionet ushtarake të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Haradinaj tha se sot kujtohen të gjithë ata që i shërbyen ushtrisë amerikane dhe dhanë jetën në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe paqes në mbarë botën. “Sot, në Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), shprehim nderim dhe përkujtojmë të gjithë heronjtë, të cilët shërbyen në ushtrinë amerikane dhe dhanë jetën në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe paqes në mbarë botën”. Numri një i AAK-së shtoi se heronjtë amerikanë edhe heronjtë e Kosovës, duke thënë se shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e popullit amerikan për lirinë dhe paqen në Kosovë. “Në këtë ditë, duke shprehur mirënjohje edhe për amerikanët, të cilët kanë shërbyer dhe po shërbejnë me flamurin amerikan në vendin tonë, i sigurojmë se heronjtë e tyre janë edhe heronjtë tanë. Kosova asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin e popullit të madh amerikan për lirinë dhe paqen në vendin tonë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 8 minuta më parë