Haradinaj nderon me “Hartën e Artë të Kosovës” Helena Kadarenë (FOTO) NULL NULL 08.10.2018 11:26 08.10.2018 11:26 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nderuar me “Hartën e Artë të Kosovës” shkrimtaren Helena Kadare, njofton Klan Kosova. “Helena dhe Ismail Kadare i kanë dhënë lexuesve vlerën më të madhe sepse na kanë ndihmuar me veprat e tyre”, është shprehur Haradinaj. Ndërsa Kadare është shprehur falënderuese për këtë nderim duke thënë se është gjë e “bukur dhe e jashtëzakonshme”. Autorja e romanit “Një grua nga Tirana” do të qëndrojë në Prishtinë për një vizitë dy ditore, më 7 dhe 8 tetor. “Hartën e Artë të Kosovës”, Haradinaj në të kaluarën e ka ndarë edhe për yllin shqiptar të muzikës botërore, Rita Ora. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë