14:17, 29 Janar 2020

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ndarë 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë, Sami Thaqi dhe 10 mijë për dy policët e plagosur nga rasti i mbrëmshëm në Zhur.

Po ashtu, kryeministri në detyrë ka marrë vendim që të gjitha familjeve të policëve të rënë në detyrë t’ua jep një shumë prej 300 eurosh çdo muaj krahas 70 për qindëshit të pagës së policëve, njofton Klan Kosova.

Paratë u ndanë nga kategoria e subvencioneve.

Haradinaj më herët ka vizituar policin e plagsur Artur Mrasori. Ai duke thënë se gjatë qeverisjes së tij i është kushtuar kujdes i veçantë Policisë së Kosovës, kërkoi që qeveria e re të kalojë ligji për sigurimin shëndetësor të policëve.

“Ligjet janë në proces se s’mund t’i çojmë në Parlament pasi jemi në pritje të qeverisë. Gjatë këtyre dy viteve kemi qenë më afër policisë me buxhet dhe përkrahje”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë