Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë NULL NULL 14.12.2024 17:03 14.12.2024 17:03 Foto nga arkivi Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarët e tij 26-vjetorin e rënies heroike. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Muja dhe dyzet e një heronjtë e UÇK-së e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë. “Kujtojmë sot trimërinë e jashtëzakonshme të Mujës – shpirtit të pathyeshëm të rezistencës, që as plumbat e as dimri i ashpër nuk e ndalen dot në rrugën drejt lirisë. 41 trima nga çdo cep i Kosovës, nga Faton Gjylani tetëmbëdhjetë vjeçar deri te Maliq Karaqica pesëdhjetë vjeçar, u bashkuan në një ideal të shenjtë”. “Sakrifica e tyre shndërrohet sot në forcë dhe frymëzim për Ushtrinë e Kosovës – ëndrrën e tyre të realizuar. Para gjashtë vjetësh, kur themeluam ushtrinë, ndjeva se po përmbushim amanetin e këtyre heronjve”, ka thënë Haradinaj. Në këtë përvjetor, ai tha se do të zotohen se do ta ruajnë dhe forcojnë Kosovën për të cilën ata dhanë jetën. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në kontekst të bontonit (VIDEO) 2 orë më parë