Haradinaj: Miqësia me aleatët perëndimor ka për bazë sinqeritetin, jo servilizmin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Miqësia me aleatët perëndimor ka për bazë sinqeritetin, jo servilizmin

NULL NULL
15/08/2019

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si të shenjtë miqësinë me aletët ndërkombëtarë.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se raportet e tij dhe të AAK-së me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin.

“Miqësia me aleatët perëndimor, për mua dhe AAK-në është e përhershme dhe e shenjtë. Raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin. Falë një marrëdhënie të këtillë, Kosovës iu besua krijimi i Ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës, u finalizua pronësia mbi Trepçën 100 % Kosovës, si dhe tema të tjera. Servilëve, udha e mbarë!”, ka shkruar ai.