Haradinaj merr vendim, 28 nëntori pushim NULL NULL 3 years më parë 3 years më parë Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që 28 nëntori – Dita e Flamurit – të jetë ditë pushimi në Kosovë. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se këtë vendim e ka marrë duke u mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, derisa ka shtuar se ky vendim është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik. Postimi i plotë i Ramush Haradinaj: Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.
Lifestyle Përfitimet shëndetësore të pirjes së ujit me nenexhik në të gjitha stinët 03.07.2022 10: 33