Haradinaj merr përkrahje nga Irlanda NULL NULL 21/05/2015 21/05/2015 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar pasditen e sotme, në Dublin, me kryeministrin e Republikës së Irlandës, Enda Kenny. Kryetari Haradinaj dhe kryeministri Kenny, kanë diskutuar shumë çështje, përfshirë progresin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe mundësitë e bashkëpunimit politik e teknik ndërmjet Irlandës dhe Kosovës. Kryeministri Kenny e siguroi z. Haradinaj se Kosova do ta gëzojë përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës. Kryetari Haradinaj po qëndron për një vizitë disaditëshe në Dublin, ku do të takojë zyrtarë të lartë të shtetit dhe do të marrë pjesë në promovimin e botimit në gjuhën angleze të librit “Haradinaj dhe Haga” të autorit Michael O’Reilly.
Shëndet Ndotja e ajrit ndërlidhet me çrregullime më të rënda mendore, zbulon studimi 7 minuta më parë