Haradinaj me propozime për Qeverinë: Nëse nuk korrigjohet kufiri me Malin e Zi, çështja duhet çuar në arbitrazh (VIDEO) NULL NULL 24.06.2021 12:06 24.06.2021 12:06 Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka propozuar qeverisë që ta formojë Komisionin Shtetëror për Shënjimin e Kufirit. “Pse duhet krijuar ky komision është sepse nuk ka ndodh demarkimi me Malin e Zi. Duhet ta kuptoni në procedurë të punës nuk kanë dalë komisionet t’i vendosin gurët. Kufiri që është sot është kufiri që e kemi gjetur edhe para marrëveshjes”, ka nisur Haradinaj, njofton Klankosova.tv. Haradinaj ka vazhduar se nëse Mali i Zi nuk pajtohet për vendosjen e kufirit, atëherë kjo çështje duhet dërguar në arbitrazh. “Duhet të bëhet ngritja e një trupe punuese për shënjimin e kufirit. Pala e Kosovës duhet t’ia paraqet të gjeturat e veta: marrëveshja e nënshkruar, raporti i komisionit shtetëror dhe deklarata e dy presidentëve për korrigjim në dy drejtime nga Kulla në drejtim të Çakorrit”. “Nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri, atëherë kjo çështje kalon në arbitrazh. Mali i Zi është vend mik, por duhet të shkojë në arbitrazh”. Kuvendi i Kosovës e ka miratuar marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi më 21 mars 2018, kur Haradinaj ka qenë kryeministër vendi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 17 minuta më parë