Haradinaj: Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm janë tregues i çmimit të lartë për lirinë që e gëzojmë sot NULL NULL 14.05.2023 11:23 14.05.2023 11:23 Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrat në Qyshk, Pavlan, Zahaq e Llabjan në përvjetorin e tyre. Haradinaj ka thënë se këto masakra janë tregues i çmimit të lartë për lirinë dhe shtetin. “Martirët janë dhembje e krenari dhe kujtimi e nderimi për ta forcon themelet e shtetit tonë. Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan janë tregues i çmimit të lartë për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Klankosova.tv. Haradinaj ka thënë se drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë. “Drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë, nderimi për të rënët mbetet obligim i yni e vepra e tyre, udhërrëfyes në punën tonë të përditshme”, është shprehur ai. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023