Haradinaj: Martirët e masakrës së Lybeniqit u shndërruan në gurë themeltar të lirisë NULL NULL 25.05.2020 09:41 25.05.2020 09:41 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka përkujtuar martirët e Lybeniqit në 22-vjetorin e kësaj masakre. “Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës së Lybeniqit, që u shndërruan në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë”. Haradinaj shtoi se është obligim të mos ndalemi së kërkuari drejtësi derisa urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dënohen për krimet gjenocidale në tërë Kosovën. “Po sot, kujtojmë me nderim, rënien heroike të Gjeneral Fadil Nimani, ndër luftëtarët e komandantët më të zot në Zonën Operative të Dukagjinit, që nga ditët e para të luftës çlirimtare. Lavdi e përjetshme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 31 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë