Haradinaj: Marrëdhëniet e shkëlqyera me Britaninë t’i shndërrojmë në një dimension të ri NULL NULL 16.05.2019 10:38 16.05.2019 10:38 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot Komisionerin për Tregti për Evropë në Britaninë e Madhe, Andrew Mitchell. Haradinaj tha se ka ardhur koha që marrëdhëniet e shkëlqyera me Britaninë e Madhe t’i shndërrojmë në një dimension të ri të bashkëpunimit me interes të dyanshëm. “Mbështetjen e jashtëzakonshme dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me Britaninë e Madhe ka ardhur koha t’i shndërrojmë në një dimension të ri të bashkëpunimit me interes të dyanshëm. Me Komisionerin për Tregti për Europë në Britaninë e Madhe, Andrew Mitchell, shprehëm vullnetin e përbashkët për fuqizimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe diskutuam për mundësitë e rritjes e investimeve nga kompanitë britanike në Kosovë”. “Të arriturat e vendit në avancimin e infrastrukturës ligjore, veçmas me Ligjin e Investimeve Strategjike, kanë hapur kapitull të ri për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe janë garantues për investitorët e huaj”, ka shkruar Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë