Haradinaj: Marrëdhënia me Amerikën, me njerëzit e saj, është e pacenueshme dhe speciale NULL NULL 16.02.2019 16:31 16.02.2019 16:31 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e Sigurisë në Mynih, është takuar me kongresistin Eliot Engel. Haradinaj tha se është nderë të takohet me mikun e përhershëm të Kosovës. “Duke besuar në kauzën tonë, të drejtën për liri dhe pavarësi, Eliot Engel, bëri punë të palodhur në konsolidimin dhe shtetndërtimin e Kosovës”. “Marrëdhënia me Amerikën, me njerëzit e saj, është e pacënueshme dhe speciale. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën”, tha Haradinaj në rrjetin social Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 13 minuta më parë