Haradinaj: Lidhja e Prizrenit themel i të drejtave të shqiptarëve në vazhdimësi NULL NULL 10.06.2023 11:45 10.06.2023 11:45 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit duke thënë se kjo ngjarje pas Lidhjes së Lezhës, kjo ngjarje mbetet lidhja më e madhe e shqiptarëve, e cila është njëkohësisht themel i të drejtave të shqiptarëve në vazhdimësi. “Sot, kujtojmë njërën ndër ngjarjet më të mëdha në historinë e popullit shqiptar, Lidhjen e Prizrenit. Shumë shqiptarë të zotë të asaj kohe, duke e ndjerë rrezikun që popujt fqinj do të lakmojnë në tokat e atdheun e tyre, më 10 qershor 1878, krijuan organizimin e parë politik të vilajeteve shqiptare, me të vetmin qëllim, ruajtjen e integritetit territorial të tokave shqiptare! Pas Lidhjes së Lezhës, kjo ngjarje mbetet lidhja më e madhe e shqiptarëve, e cila është njëkohësisht themel i të drejtave të shqiptarëve në vazhdimësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Haradinaj tha se është përjetësisht mirënjohës gjithë atyre atdhetarëve që i prinë popullit shqiptar në ato rrethana aspak të lehta. “Njëkohësisht, shprehim respekt për gjithë ata që ruajtën vazhdimësinë e paraardhësve tonë që në qershorin e 1999 Kosova ta fitojë lirinë e saj”, ka shtuar ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.