13:47, 11 Janar 2019

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka apeluar tek Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Vetëvendosja, që të shqyrtojnë rolin e tyre sa i përket fuqizimit të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Haradinaj madje ka thënë se bashkë me LDK e VV duhet të krijohet një kombëtare e Kosovës në pozicionin negociues me Serbinë, ndryshe mospjesëmarrja e tyre në ekip, përfaqësuesja jonë do tregohet e dobët, njofton Klan Kosova.

”Tek lidershipi në Kosovë, ka dhënë mjaft prova në të kaluarën për një racionalitet, Kosova është ulur në tavolinë pa asnjë kusht, por nuk ka dhënë rezultat”.

”Edhe opozita duhe ta shqyrtojnë rolin e tyre edhe LDK edhe VV, ta fuqizojnë Kosovën në pozicionin negociues me Serbinë”.

”Janë dy liga, njëra është e brendshme, e njëra e jashtme”.

”Ajo e jashtme duhet ta krijojmë një përfaqësuese të Kosovës. Aty kanë vend edhe LDK edhe VV, e nuk është mirë me e dobësu kombëtaren e vet”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë