Haradinaj lavdëron ekipin e MPB-së (FOTO) NULL NULL 10.01.2020 16:42 10.01.2020 16:42 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim zyrtarë të MPB-së që punojnë në divizionin për ri-integrimin e personave të kthyer nga Siria. Me këtë rast ai i ka falënderuar të pranishmit për punën e palodhshme dhe përkushtimin e pashoq të tyre, në kryerjen e obligimeve institucionale në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit. “Ky ekip ka implementuar planin operativ për kthimin dhe ri-integrimin e qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri duke shërbyer me profesionalizëm dhe me orë e ditë të tëra, që këto detyra, kaq sensitive, të kryhen me sukses”, ka thënë në këtë takim Haradinaj. Ndër tjerash ai shtoi se janë krenarë që Kosova ka vajza e djem që i dalin zot detyrave dhe përgjegjësive, në mbrojtje të vendit dhe sigurisë. Ndërkaq, nga ana e tyre, zyrtarët e MPB-së që punojnë në Divizionin për ri-integrimin e personave të kthyer nga Siria e kanë falënderuar kryeministrin në detyrë për pritjen dhe angazhimin e tij në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për vendin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 3 orë më parë
Kosova Kosova kërkon personat e pagjetur edhe në Bosnje dhe Kroaci, Serbia nuk bashkëpunon 4 orë më parë