14:49, 1 Prill 2020

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se kur në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës më 2018-ën vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe në vendim kishte edhe masa reciprociteti.

Sipas tij, me vendimin e djeshëm Kryeministri në detyrë Albin Kurti po mashtron popullin  pasi ai e hoqi taksën pa ndonjë masë tjetër, meqë reciprociteti i takonte vendimit të mëparshëm të Haradinajt, njofton Klan Kosova.

‘’Vendimi im i datës 21.11.2018, në të cilin vendoset taksa 100% për produktet serbe, në pikën 3 dhe 4 parasheh një sërë masash reciprociteti për të cilat obligohet Dogana, Inspektorati i Tregut dhe Inspektoratet Komunale, që të obligojnë të gjithë operatorët ekonomik t’i largojne të gjitha produktet të cilat në etiketën apo deklaracionon e tyre kanë përmbajtjen e: Importues/Distributor/Përfaqësues/Prodhues/apo edhe ndryshe, për dhe në “Kosovë e Metohi”, “Kosovo Unmik””Kosova 1244”, “Kosovo Rezoluta 1244, sikurse edhe ato në të cilat përdorin vetëm emrat e qyteteve pa emrin e shtetit apo edhe çdo emërim tjetër në kundërshtim me emërtimin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Kjo e vërteton se Albin Kurti ka hequr taksën pa nder dhe kundërvlerë, si dhe e mashtron popullin me reciprocitet, i cili tashmë vetëm ka ekzistuar në vendimin e taksës. RH’’

Konkurs Pune

Lexo më shumë