Haradinaj: Kur erdha nga mali në Prishtinë nuk e uzurpova asnjë banesë NULL NULL 26.09.2019 18:53 26.09.2019 18:53 Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, pas ardhjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërgoi një porosi se nuk është prishur me Amerikën dhe se është ndie atje si në shtëpi për shkak të mikpritjes. “Vij prej Amerike që ndihemi si në shtëpi. Është e vërtetë që këtë ndjenjë na japin bashkatdhetarët, por edhe nga amerikanët njëjtë ndodh. Interesi i Kosovës atje është mbrojtur. Një porosi për ata që janë munduar me e bindë popullin se unë jam prishur me Amerikën. Ne nuk prishemi kurrë me të e as nuk mund të na prish kush. Ka momente të vështira, suksese apo sfisa por asnjëherë nuk kemi me u prish”. Haradinaj duke e konsideruar Ligjin për Prishtinës si një ndër të arriturën më të madhe gjatë qeverisjes së tij dyvjeçare, tregoi edhe arritjen e tij të parë në Prishtinë. “Kam jetuar në dy kryeqytete. Shkurt në Tiranë dhe pastaj në Prishtinë. Por besoni që krejt jetën do të ndihem mirë që kryeqyteti që më ka pranuar, sepse unë kam ardhur prej province, prej malit. Bile e kam një intervistë kur kam treguar se si kam ardhur në kryeqytet”. “Nuk kam uzurpuar banesë kur kam ardhur në Prishtinë, por kam fjetur në kontenjera derisa e kam mbaruar shtëpinë, për të cilën është përfolur se është e madhe. Ajo me të vërtetë është e madhe, por nuk s’kam marrë shtëpi të huaj e as nuk e kam grabitur”. “Jashtëzakonisht ndihem krenar kur dal në kryeqytet dhe i shoh njerëzit dhe e di që ne e kemi bërë Ligjin për kryeqytetin”. Haradinaj në sallën “1 tetori” në Prishtinë ku po mbajnë tubimin në ditën e dytë të fushatës tha se bashkimi i AAK-së me PSD-në ishte i natyrshëm dhe se kanë bashkëvepruar edhe kur nuk ishin bashkë “në të mirën e Kosovës”. “Kemi dhënë prova së fundi që kemi organizim dhe dimë të funksionojmë. Ne edhe kur s’kemi qenë bashkë, në tema të interesit nacional sikurse Trepça, taksa, Ligji për Prishtinën, Ligji i Pagave, nuk na ka penguar asgjë që ne t’i marrim vendimet e drejta”. “Nuk është një bashkim mekanik ka aftësi vepruese në tema të rënda dhe të vështira. Pse pra duhet na votuar neve? E kemi mbrojtur tërësinë territoriale, kur janë çuar plot me i shti gërshërët në hartën tonë, na ka ra fati që dikush të qëllojë aty dhe të mos e lejojë”. “Ne kemi pasë përkrahjen e PSD-së në secilin vendim gjatë qeverisjes. Pra vetëm AAK-PSD mund t’i kryejë veprimet konkrete”. Gjthashtu Haradinaj pati edhe kritika për kundërkandidatët e tij. “Partitë tjera po ofertojnë në mënyra të ndryshme. Për shembull e kam parë Albinin dhe politikat ekonomike të tij ju siguroj që nuk ekzistojnë ato më. Ato i kanë zbuluar udhëheqësit ekonomikë dhe Albinit po i mbet merak te ata udhëheqësit komunistë. Ai po do me këto politika të ketë sukses kur krejt bota marrin shembullit e suksesshëm të Singaporit”. “LDK-ja po thotë ne e çkapim shtetin, por ka qenë shumë gjatë në pushtet dhe ka përgjegjësi për plot procese që kanë ndodhur. Nëse ka procese të mira le ta marrin meritën, por s’mund t’i ikin fajësisë edhe për proceset që nuk kanë shkuar mirë”. “Ndërsa për Kadri Veselin po e shoh qysh po i ndërron ai fjalët. Kur u ankova që më lanë në lloç kur është dashur me ndalë ndarjen ose me mbrojtur taksën dhe mos të dorëzohet Kosova para Serbisë, tash ai po thotë se Ramushi më ka lënë në lloç. Kur të shkosh në rrugë të gabuar a ka logjikë mos me të lënë në lloç?”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë