Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: I kujtojmë me dhimbje dhe krenari! NULL NULL 25.03.2023 14:47 25.03.2023 14:47 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit. Haradinaj ka thënë se liria i ka themelet në gjakut e mijëra martirëve dhe dëshmorëve të kombit, shkruan Klankosova.tv. “Liria që e gëzojme sot ka themele gjakun e mijëra martirëve dhe dëshmorëve. Ata janë dëshmia më e mirë se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën historike të popullit tonë. I kujtojmë sot me dhimbje dhe krenari 75 martirët e Celinës, 68 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months