Haradinaj kujton dëshmorët e Brigadës 162 të Kaçanikut NULL NULL 10.08.2018 13:07 10.08.2018 13:07 Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët e Brigadës 162 të Kaçanikut, të rënë 20 vjet më parë. “Kaçaniku i Idriz Seferit, ruajti traditën liridashëse edhe në Luftën Çlirimtare. Brigada 162 me krenari mbajti emrin e Agim Bajramit. Sot në përvjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, kujtojmë me pietet luftën dhe flijimin e tyre për lirinë e Kosovës”. “Kaçaniku me kaq shumë ngjarje dhe vendimarrje historike, është vendi që inspiron brezat për t’iu bërë mburojë atdheut dhe lirisë. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë