Haradinaj kujton bashkëluftëtarin Fadil Nimani dhe të rënët e tjerë të 25 majit NULL NULL 25.05.2023 11:08 25.05.2023 11:08 Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj. Ai tha se që nga orët e para të luftës çlirimtare, bashkëluftëtari i tij, Heroi i Kosovës Fadil Nimani besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta. “Ai ishte gjithmonë në vijën e parë të luftës për liri, kudo që e kërkonte nevoja. Do të kujtohet ndër breza për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur. Po sot, kujtojmë 25-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj”, shkroi Haradinaj në Facebook. Ai po ashtu kujtoi bashkëluftëtarët e tij të betejës së Gllavicës së Pejës dhe ata të Zonës së Nerodimes, Brigada 162 “Agim Bajrami”, ku ranë heroikisht duke luftuar me armikun. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.