12:59, 28 Mars 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit të bordit të SHSKUK-së nga qeveria në detyrë.

Ai ka thënë se epidemia po politizohet nga qeveria aktuale mbi supet e shëndet të popullit.

Përmes një shkrimi në Facebook ai ka përmendur se në bord është bërë një emërim politik, pasi u vendos për këshilltarin politik të ministrit dhe kandidatin për deputet, Mirsad Shkretën.

“Qeveria në ikje sot në kohë epidemie gjatë kohës kur qanë e çirret se të tjerët po sulmojnë padrejtësisht, merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik tërë popullin. Sot kjo Qeveri e mashtrimit shkarkon bordin kinse politik të ShSKUK-së për ta zëvendësuar me këshilltarin POLITIK të Ministrit, kandidatin për deputet të Vetëvendosjes, Mirsad Shkretën. Epidemia po politizohet nga kjo Qeveri mbi supet e shëndetit të popullit. Kryeministri i shkarkuar me mbi 2/3 të Kuvendit, vazhdon me shkarkime. Ja fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila parim të vetëm ka mashtrimin. Kjo është shkapje për kapje!” ka shkruar Haradinaj.

Konkurs Pune

Lexo më shumë