Haradinaj: Kosova shtet mikpritës, por edhe mbron territorin e saj - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Kosova shtet mikpritës, por edhe mbron territorin e saj

NULL NULL
08/09/2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se “Kosova është shtet mikpritës”, duke ui referuar kështu vizitës së presidentit serb, Alëksandër Vuçiqit në Kosovë.

“Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë”.

“Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”.

klankosova.tv