Haradinaj: Koncepti pedagogjik gjerman, model i shquar edukativ NULL NULL 06.06.2018 10:28 06.06.2018 10:28 Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me drejtorin e gjimnazit “Loyola” Pater Axel Bödefeld. “Suksesi i nxënësve të Gjimnazit Loyola” duhet të shërbej si shembull për shkollimin e të gjithë të rinjve në vendin tonë. Drejtorin Pater Axel Bödefeld e përgëzova për punën që po bëjnë dhe e sigurova për mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për këtë qasje të suksesshme në edukimin e fëmijëve”. “Koncepti pedagogjik gjerman është model i shquar edukativ, përfshirë aftësimin profesional, që i shërben zhvillimit ekonomik të vendit”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.