Haradinaj kërkon takim me protestuesit pas 40 minutash - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj kërkon takim me protestuesit pas 40 minutash

NULL NULL
10/04/2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar shkurt  një grup të ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së, të cilët po protestojnë me kërkesat, duke përfshirë edhe pastrimin e listave të veteranëve.

Ai iu ka thënë protestuesve se është i zënë me një aktivitet dhe ka kërkuar prej tyre të mbajnë një takim pas 40 minutash, për të cilën gjë protestuesit janë pajtuar, transmeton Klan Kosova.

Protestuesit kërkojnë pastrimin e  listave të veteranëve, njohjen e statutit të invalidit të gjithë atyre qe si pasojë e luftës  vuajnë nga sëmundjet e ndryshme dhe shkarkimin e komisionit invalidor të tanishëm.