Haradinaj: Jemi të bekuar me lidhjen e përhershme me miqtë amerikanë NULL NULL 18.02.2019 11:16 18.02.2019 11:16 Një delegacion i senatorëve dhe kongresistëve amerikanë është duke qëndruar në Kosovë. Sot një takim me ta e ka pasur Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili së fundmi ka kundërshtuar një thirrje të SHBA-së për heqjen e taksës për produktet serbe, njofton Klan Kosova. “Një mëngjes i lutjeve me miqtë e çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia”, ka shkruar ai në Facebook. “Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 16 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë