Haradinaj: Jam në dijeni të materies së marrëveshjes me Serbinë, nuk ka pasë element të njohjes

Haradinaj: Jam në dijeni të materies së marrëveshjes me Serbinë, nuk ka pasë element të njohjes

NULL NULL
11 months më parë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është në dijeni të krejt materies që mban marrëveshja e sotme që pritet të nënshkruhet nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

Në këtë nënshkrim të marrëveshjes i pranishëm do të jetë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas kësaj ai do të mbajë edhe një takim trilateral me Hotin dhe Vuçiqin.

“Jam në dijeni të krejt materies. Nuk ka pasur element të njohjes. Kanë qenë disa pika të marrëdhënieve të ndërsjella, një prej të cilave, pikën 10 Serbia ka kërkuar që të hiqet. Ka edhe pika të tjera që janë të ndjeshme, është Minishengeni, pastaj është moratoriumi për mosanëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit”.

” Ka plot pika, por ne në respekt të nikoqirit, në këtë rast të SHBA-së jemi gjendje të gjejmë dalje, por e vetmja pengesë për mosdakordim për marrëveshje është çështja e Ujmanit për të cilën unë nuk e kuptoj pse duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje ku është edhe Serbia”, tha Haradinaj në një intervistë për Radion Evropën e Lirë.