Haradinaj: Isa në Boletin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Isa në Boletin

NULL NULL
14/05/2015
Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë kundër rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë. Ai ka thënë se eshtrat e Isa Boletinit është gabim të rivarrosen diku tjetër, pos në Boletin.

Kreu i AAK-së, në një postim në Facebook ka shkruar se kulla e Isa Boletinit në Boletin të Mitrovicës, i ka rezistuar të gjitha stuhive të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova me qytetarët e saj.

“Eshtrat e Isa Boletinit janë pjesë e rëndësishme e testamentit që ruan kjo kullë ndër breza dhe aty duhet të rivarrosen.
Është gabim nëse rivarrosen eshtrat e Isa Boletinit kudo tjetër përveç se në Boletin.” shkruan më tej Haradinaj.