Haradinaj ia revokon Vuçiqit lejen për vizitë në Drenicë NULL NULL 09/09/2018 09/09/2018 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka tërheqë lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në zonën e Drenicës. Haradinaj ka bërë të ditur se vendimi për t’i revokuar lejen presidentit serb ka hyrë në fuqi menjëherë, njofton Klan Kosova. “Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërheqë lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.
Kosova Bugajski: Ndryshe prej Kosovës, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus 7 minuta më parë