21:03, 10 Korrik 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar shërim të shpejtë nga koronavirusi partnerit të tij të koalicionit aktual qeverisës, Isa Mustafës.

Ai thotë se virusi ekziston dhe s’duhet injoruar duke i ftuar qytetarët që ta ruajnë veten, njofton Klan Kosova.

“I uroj shërim të shpejtë ish Kryeministrit Mustafa dhe të gjithë atyre që janë duke u përballur me këtë virus”.

Po ashtu, Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që në vijën e parë po luftojnë me virusin.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot mësova se edhe ish Kryeministri Isa Mustafa, është prekur nga koronavirusi. Përderisa ndodhemi në një situatë mjaft të vështirë të përballjes me valën e dytë të pandemisë, apeloj që të gjithë të jemi të kujdesshëm, të ruajmë veten dhe të tjerët.

Virusi ekziston. Nuk duhet ta injorojmë. Nëse që të gjithë ballafaqohemi me të, sipas udhëzimeve, atëherë do e mposhtim, pa pasur nevojë për masa më të ashpra që do e dëmtojnë ekonominë tonë.

I uroj shërim të shpejtë ish Kryeministrit Mustafa dhe të gjithë atyre që janë duke u përballur me këtë virus.
Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.

Falënderoj të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm, por në veçanti ata që janë në vijën e parë të përballjes me pandeminë, institucionet shtetërore, mjekët dhe stafin mbështetës, si dhe vullnetarët.

Konkurs Pune

Lexo më shumë