Haradinaj i tronditur pas vrasjes dhe plagosjes së policëve në Zhur të Prizrenit NULL NULL 28.01.2020 23:04 28.01.2020 23:04 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me shqetësim të madh e ka marrë lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye tē detyrës të policit Sami Thaçi. Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që i bën thirrje organeve të rendit të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë. Më poshtë postimi i plotë: I tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit. Ftoj organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti. Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 49 sekonda më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë