21:20, 25 Gusht 2019

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, ka shprehur keqardhje pas vdekjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Adil Arifi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe miqtë

“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Adil Arifit, pjesëtarit të Policisë, i cili më përkushtim punoi për një Kosovë të sigurtë. Ngushëllime familjes Arifi, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”.

Arifi ndërroi jetë si pasojë e një vetaksidenti me traktor në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.

Ndërron jetë polici që u vetaksidentua në Rimanishtë

Konkurs Pune

Lexo më shumë