Haradinaj i fton shqiptarët e diasporës të shkojnë në ‘Alba Festival’ NULL NULL 25.06.2019 15:52 25.06.2019 15:52 Datat 29 dhe 30 qershor janë të rezervuara për festivalin ‘Alba Festival’ në Cyrih të Zvicrës. Pjesë e këtij festivali do të jenë artistët më të njohur shqiptarë në botë e në mesin e tyre edhe Rita Ora, njofton Klan Kosova. Kryeministri Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook deklaroi se ky festival shpalosë vlerat shqiptare dhe u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Evropë që të mbështesin dhe përkrahin këtë ngjarje të madhe. Ky është postimi i plotë i Haradinajt: Diaspora jonë ka qenë çdoherë mbrojtëse dhe promovuese e vlerave kulturore dhe trashëgimisë shqiptare kudo në botë. Këto vlera unike po i shfaqin në skenat botërore vajzat dhe djemtë tanë, që asnjëherë nuk harruan origjinën e tyre. Në përkrahje të organizimeve të tilla masive, u bëj thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendet europiane, që ta mbështesin me pjesëmarrje ngjarjen më të madhe “Alb Festival”, që shpalosë vlerat tona në Cyrih të Zvicrës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 5 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë