13:20, 3 Dhjetor 2019

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka komentuar publikimin e rezultateve të PISA-s.

Me këtë rast Haradinaj, ka thënë se gjendja e arsimit në Kosovë është e vështirë.

Kreu i qeverisë kërkoi kujdes në cilësinë e arsimit, pavarësisht siç tha është bërë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën dhe pagat e mësimdhënësve.

“Mendoj që personeli dhe gjithë të përfshirët duhet të jenë më të sinqertë me gjendjen në arsim. Nuk mundet të mohohet se kemi gjendje të vështirë. Është bërë përpjekje e vazhdueshme për u përmirësuar infrastruktura pagat me ecë përpara, por duhet bërë kujdes edhe në cilësi”, tha Haradinaj për KosovaPress.

Në rezultatet e testit Pisa Kosova është renditur e treta nga fundi para Republikës Dominikane dhe Filipineve që është e fundit.

Sërish dëshpërim: Kosova në testin PISA 2018 lë pas vetëm Republikën Domenikane dhe Filipinet

Konkurs Pune

Lexo më shumë