Haradinaj falënderon Konteshën e Britanisë së Madhe për kontributin ndaj Kosovës NULL NULL 17.10.2019 23:28 17.10.2019 23:28 Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me Konteshën e Wessex të Britanisë së Madhe e cila ka qëndruar sot në Kosovë. Ai tha se ky shtet ka dëshmuar miqësinë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy vende i ka quajtur të veçanta, njofton Klan Kosova. Haradinaj ka falënderuar pjesëtaren e familjes mbretërore edhe për edhe kujdesin e saj kushtuar viktima të dhunës seksuale gjatë luftës. Postimi i plotë: Britania e Madhe ka dëshmuar miqësi të fuqishme ndaj Kosovës dhe është rreshtuar si njëra nga vendet që i ka besuar të drejtës tonë, dhe sot marrëdheniet tona janë shumë të veçanta. Sonte, në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë me rastin e vizitës së Lartmadhërisë së saj, Konteshës së Wessex, pata nderin që personalisht ta falënderoj për kontributin e madh të Britanisë dhënë shtetit të Kosovës, por edhe kujdesin e saj special kushtuar heroinave tona, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës. Mirënjohës përjetë! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë