Haradinaj e thotë fjalën e fundit para se të votohet Demarkacioni - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj e thotë fjalën e fundit para se të votohet Demarkacioni

NULL NULL
21/03/2018

Pas përfundimit të debatit, kryeministri Ramush Haradinaj e ka thënë fjalën e fundit para se të votohet Demarkacioni, njofton Klan Kosova.

Ai iu ka drejtuar të gjitha partive veç e veç, duke i falënderuar poashtu për debatin që e kanë bërë sot.

“Për LDK-në për hatër të banorëve dhe për hatër të partisë institucionaliste ju lutem ruajeni edhe raportin që është pjesë e Ligjit – nuk mendoj se ai raport ka për qëllim krijimin e kontradiktave, e ka vetëm një qëllim atë të korrigjimit”.

“Sa i përket PDK-së – jemi të gjithë këtu marrëveshja është në pikën e parë dhe nuk ka pësuar ndryshime”.

“Nga kolegët e NISMA-s dhe të AAK-së kërkoj përkrahje”.

“Për Vetëvendosjen unë e kërkoj edhe votën e tyre, por edhe të Grupit të Pavarur të Deputetëve”.

klankosova.tv