Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj e quan “peder” Murat Mehën

NULL NULL
08.09.2015 11:26

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme pasi nuk ka dashur që ta diskutojë raportin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të Kryetarit të Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi,Murat Mehës.

Madje, këtë të fundit, lideri i AAK-së e ka quajtur edhe “peder”, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, deputeti i NISMA-së për Kosovën,Zafir Berisha dhe ajo e Lëvizjes Vetëvendosje  Puhije Demaku e kanë përkrahur idenë e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se nuk guxohet të flitet për raportin për demarkacionin.

Ata kanë pasur kundërshtime të ashpra mbi temat e propozuara për diskutim nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj siç ishin demarkacioni,refugjatët dhe marrëveshjet e Brukselit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.